Programimi eshte nje aktivitet shume krijues, argetues dhe shperblyes kur arrijme ta pervetesojme ate. Programet shkruhen per shume arsye, duke filluar nga problemet e jetes se perditshme deri te zgjidhja e nje problemi te veshtire te analizes se te dhenave . Me ane te programimit ne arrijme te komunikojme me kompjuterin, t'i japim atij komanda qe te zgjidhe probleme qe ne jeten e perditshme jane shume te veshtira per t'u zgjidhur. Ky kurs ka per qellim te tij qe cdo femije mbi 10 vjec, cdo student, apo dhe nje adult te jete i afte te bej nje program ne gjuhen Python. Ne kete kurs nuk ju duhen njohuri matematikore, nuk ju duhet te jeni njohur me pare me programimin, mjafton te jeni te njohur me kompjuterin dhe internetin. Ne kete kurs cdo njeri qe ka deshire ta frekuentoj, njeh veten e tij ne programim, vendos te vazhdoj ne kete fushe apo jo. Kjo eshte arsyeja pse quhet “Python per fillestar”.
Python eshte nje gjuhe e thjeshte dhe perdor bazat e sintakses se programimit. Kur kemi perpara nje program ne Python ne mund ta kuptojme shume mire ate sepse eshte pothuajse si te lexosh anglisht. Kjo natyre 'pseudo-kodi' e Python eshte nje nga pikat me te forta te tij. Duke qene nje gjuhe e tille i le hapesire programuesit te perqendrohet ne zgjidhjen e problemit dhe jo ne programimin e tij. Ne ditet e sotme Python po behet nje nga gjuhet e programimit e cila perdoret nga te gjithe zhvilluesit kudo ne bote. Duke qene e tille, ekziston dhe nje komunitet i tere i programueseve Python te cilet ndihmojne njeri tjetrin per zhvillimin me tej te programeve te tyre.
Python mund te perdoret në GNU/Linux, Windows, FreeBSD, Macintosh, Solaris, OS/2, Amiga, AROS, AS/400, BeOS, OS/390, z/OS, Palm OS, QNX, VMS, Psion, Acorn RISC OS, VxWorks, PlayStation, Sharp Zaurus, Windows CE dhe PocketPC!
Biblioteka Standarde e Python eshte shume e madhe, duke perfshire shprehjet e rregullta, gjenerimin e dokumentacionit, testimin e njesive, bazat e te dhenave, shfletuesit e internetit, CGI, FTP, email, XML, XML-RPC, HTML, skedare WAV, kriptografi, GUI (nderfaqe grafike te përdoruesit). Ne mjafton te instalojme Python ne kompjuterin tone dhe te gjitha keto biblioteka jane te pranishme bashke me Python.
Pra mund te themi me bindje se Python eshte nje gjuhe emocionuese dhe ne dite e sotme shume e fuqishme. Kjo gjuhe ka nje kombinimin te performances se larte dhe thjeshtesise ne programim qe e bejne ate nje nga gjuhet me te perdorura midis programuesve.